Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas deklaratave të kreut demokrat Lulzim Basha për koronavirusin.

Manastirliu thotë se në denoncimin që bëri Basha, ku doli publikisht edhe një mjek, për të cilin shprehet se nuk e di se çfarë arsyeja e ka shtyrë të bëjë deklarata se “nuk ishte pajisur” nga shteti me pajisje.

  Mjeku i QSUT futet në vetëkarantinë: Vizitova 3 të sëmurë pa veshje speciale

Ogerta Manastirliu thekson se veprimet e kreut opozitar janë të turpshme dhe kriminale, ndërkohë që ka postuar foton e mjekut të veshur me veshjet përkatëse mbrojtëse.

Postimi i ministres

Lulzim Basha sapo abuzoi përsëri me publikun, duke nxjerrë videon e një mjeku të QSUT, me pretendimin që ishte i papajisur me veshjen mbrojtëse apo me “pajisjen mbrojtëse”, siç e quajti! Nuk e di çfarë e ka shtyrë mjekun në fjalë të thotë që s’ishte i pajisur me veshjen speciale. Nuk e di në cilën gjuhë të botës mund t’i thuhet Lulzim Bashës, që kjo që po bën përditë është skandaloze, e turpshme, kriminale! Por di që kjo foto është postuar nga vetë mjeku që u prezantua sot nga Lulzim Basha, njësoj si “1.2 milion maskat helmuese” që dje!

#Turp dje #Turp sot

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA