![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/FF_sd-1-800x450.jpg)
Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Mbretërinë e Madhe.
Kjo situatë ka ndikuar edhe mbi Premier Legauen, ku ndeshja mes Manchester City-t dhe Arsenal-it është shtyrë deri në një datë të dytë për shkak të masave për parandalimin e këtij virusi.
Sipas një njoftimi nga Manchester City thuhet se virusi po përhapet në përmasa tepër shqetësuese dhe se i druhen faktin që rivalët e tyre mund të jenë prekur nga koronavirus:
“Vendimi është marrë si masë parandaluese duke u këshilluar me mjekët pasi është mësuar se anëtar të stafit të Arsenal kanë pasur kontakte me presidentin e Olympiakos, i rezultuar pozitiv me Covid-19”, lexohet ndër të tjera në postimin e klubit të Man.City. Kujtojmë që pak ditë më parë Vangelis Marinakis, presidenti i klubit grek, deklaroi se është pozitiv me koronavirus.
Top Channel