Instituti Robert Koch (RKI) u ka bërë thirrje spitaleve gjermane të përgatiten për një numër më të madh pacientësh të sëmurë rëndë, për shkak të përhapjes së epidemisë së korovirusit.
Kreu i këtij instituti, Lothar Wieler rekomandon që spitalet të pezullojnë procedurat jo të domosdoshme, sepse kjo do të lironte më shumë shtretër për pacientët e sëmurë rëndë. Një mundësi tjetër është ndarja e stafit në mënyrë të ndryshme, për të shmangur infeksionet dhe kështu ndërprerjet e punës: spitalet mund të caktojnë punonjës të pajisur me mjete speciale mbrojtëse, për t’u kujdesur vetëm për pacientët me ethe dhe me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Komunave u është kërkuar që të aktivizojnë planet e krizës.
“Ne jemi në fillim të kësaj epidemie. Do ta kapërcejmë vetëm nëse të gjithë ata që kanë përgjegjësi merren me këtë krizë para nesh në përputhje me rrethanat,” deklaroi Wieler, i cili gjithashtu i këshilloi me fjalë të qarta njerëzit të shmangin aktivitetet e mëdha dhe jo absolutisht të nevojshme. Deutsche Bank ndërkohë po detyrohet të mbyllë përkohësisht dy degë të tjera për shkak të infektimit të dy punonjësve me COVID-19. Një punonjës në Kwln dhe një në Detmold rezultuan pozitiv. Një ditë më parë, duke cituar ekspertët vendas kancelarja Angela Merkel deklaroi se në Gjermani mund të preken nga koronavirusi 60 deri në 70% e njerëzve. Të moshuarit dhe ata me sëmundje të mëparshme janë veçanërisht të rrezikuar. Duhet të mbajmë parasysh që të mos mbingarkojmë sistemin tonë shëndetësor”, tha kancelarja.
Top Channel