Femrat/Shqipëria dominon Qipron, shënojnë Doçi dhe Bajramaj

11/03/2020 21:54

Kombëtarja shqiptare e femrave zhvilloi ndeshjen e radhës eliminatore për “UEFA Women’s Euro 2021”, që do të zhvillohet në Angli. Vajzat kuqezi kishin përballë Qipron, me ndeshjen që është luajtur në Larnaka, pa praninë e tifozëve, dhe triumfuan me rezultatin 2-0, falë golave të Megi Doçit dhe Zylfie Bajramajt.

Pjesa e parë u dominua nga vajzat kuqezi të drejtuara nga trajneri Armir Grima, që mori kontrollin e lojës që në minutat e para, duke iu i afruar portës qipriote me aksione sulmuese shumë të rrezikshme. Në minutën e 30-të, Shqipëria organizoi nja aksion spektakolar me kombinimet e Doçit, Bajramit dhe Geldona Morinës, që mbyllet me goditjen e bukur me kokë të kësaj të fundit, duke gjetur reagimin perfekt të portieres qipriote, që devijoi në goditje këndi. Nga goditja e këndit Megi Doçi fiton penalltinë, të cilën e shndërron në gol po vetë.

Fraksioni i dytë u dominua sërish nga Shqipëria, me futbollisten e Feronikelit, Zylfije Bajramaj, që shënoi golin e dytë në këtë përballje, duke vulosur edhe fitoren e skuadrës së drejtuar nga Grima.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Rexhepi, Elezaj, Bajraktari; Rrahmani; Maliqi, Bajramaj (90′ Jashari), Morina, Krasniqi, Doçi, Gjini (82′ Bejleri); Franja (90′).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA