Kreu i PD-Lulzim Basha në konferencën e tij për shtyp ka thënë se shteti duhet të shtojë buxhetin për shëndetësinë.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarjes tragjike sot, ku humbëm një jetë nga koronavirusi.

Shtimi i rasteve tregon se duhet të rrisim vigjilencën.

Nëse nuk pajisemi siç duhet si do e parandalojmë situatën.

Është e mundshme tanimë që të merren aparatura që e shkurtojnë kohën në 45 minuta prandaj i bëj thirrje qeverisë që ti marrë ato, sepse do mundësonte trajtimin në kohë të çështjes.

Jam i bindur se me fondet e mjaftueshme Shqipëria mund të marrë masat e duhura, fondet e tanishme nuk mjaftojnë, kjo është thirrja ime.

Me propagandë nuk luftohet kjo gjë”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA