Kreu i PD-Lulzim Basha në konferencën e tij për shtyp ka thënë se shteti duhet të shtojë bushetin për shëndetësinë, ndërsa ka propozuar dhe disa masa në emër të opozitës që sipas tij duhet të vihen menjëherë në zbatim.

“Nuk është aspak herët për të marrë parasysh pasojat që do sjell në ekonomi covid 19. Por kjo është një pjesë dhe aspak transparente që duhet bërë, sepse në se mbyllim baret dhe restorantet çfarë ndodh me call center dhe fasoneritë dhe nqs i myllim dhe ato çfarë do ndodh me ekonominë e këtyre njerëzve.

Duhet të fokusohemi te shëndeti që nga personeli mjekësor dhe tjetri fakti që vendi të mos kalojë në kolaps ekonomik.

Prandaj ne propozojmë këto masa:

Pezullimi dhe fshirja e faturave të ujit dhe energjisë për zonat e prekura.

Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të energjisë dhe ujit për familjarët dhe bizneset në zonat ku COVID-19 është shfaqur.

Përjashtim nga taksa e pronës për 3 muaj në zonat dhe bashkitë ku COVID-19 është shfaqur.

Mbështetje për turizmin, fasonët, call-center që kanë pësuar apo pritet të pësojnë një rënie drastike nga koronavirusi dhe që janë goditur dhe nga tërmetit.

Rishikimin e buxhetit 2020 me qëllim alokimin e fondeve për trajtimin e të sëmurëve.

Alokimin e fondeve në buxhet për rritjen e testimeve për personat që mund të jenë prekur nga COVID-19.

Këto janë masat që propozojmë dhe kërkojmë rishikim të buxhetit 2020. Po kështu alokimin në buxhet për të bërë testimin për qytetarët sepse koha kushton jetë!Këto janë plotësisht të mundura .

I bëj thirrje bankave të shohë mundësinë e riskedulimit të afateve të kredive, është në dorën tonë që këtë situatë ta kalojmë me sa më pak pasoja.

Infektimi nuk është turp, por duhet të reagojmë menjëherë, të ndjekim protokollet e masat e higjienës. Durrësi tregoi sa e i rëndësishëm është bashkëpunimi.

Apeli i dytë për autoritet që të lënë propagandën, apo që të gjejnë kokat e turkut dhe të lënë sulmin ndaj opozitës sepse këto vetëm sa rëndojnë gjëndjen.

Urgjentisht ti jepet fund propagandës dhe kërkimit të fajit. Ata kanë sot celsat e shtetit, nëse nuk bëjnë dicka sot për qytetarët kur do ta bëjnë?
të marrë masat nuk ka rëndësi kush i merr meritat.

Mos të merren me batuta dhe të rrinë në twitter kot”, tha Basha.

Top Channel