Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun e Alcatrazin, ai “priti” kriminelë famëkeq si Al Capone dhe James “Whitey” Bulger 03/04 20:53
Menjëherë pas udhëzimit të kryebashkiakut Veliaj, administratorët e pallateve në kryeqytet kanë nisur nga puna për dezinfektimin e ashensorëve dhe të shkallëve të pallatit.
Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, administratorët, bashkë me specialistë, të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, po kryejnë dezinfektimin si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Paralelisht po vijon puna për dezinfektimin e të gjithë autobusëve urbanë të kryeqytetit. Kryebashkiaku Veliaj paralajmëroi të gjithë operatorët se nëse nuk e marrin një masë të tillë, rrezikojnë gjer në heqje të licencës. Ndërkaq, kryebashkiaku Veliaj u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet me urban.

Top Channel