Gjatë kohës që virusi përhapej me shpejtësi, nga ana tjetër mediat ishin pushtuar nga teoritë konsipirative. Në portalet ruse, janë goditur Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Tramp, si shkaktarët e këtij virusi vdekjeprurës.

Një nga teoritë konspirative por edhe më qesharake nga mediat ruse, është se Donald Trump i ka vendosur emrin “korona” këtij virusi, që në rusisht përkthehet si kurora, pasi më parë ai u ka vendosur kurora miseve në spektaklet që ai organizonte vit për vit.

Të tjerë mendojnë se është një luftë ekonomike që i është shpallur Kinës duke qenë se kjo e fundit ka pushtuar të gjitha tregjet me produktet e saj. Produkte këto që kanë një kosto dhe një çmim përfundimtarë, shumë herë më të ulët se ato produkte që prodhohen në vende të tjera.
Ndërkohë që një teori tjetër akoma edhe më e frikshme është ajo që virusi është hedhur për të zhdukur moshën e tretë. Kjo pasi deri më tani vdekjet që janë shkaktuar nga ky virus i përkasin moshës së tretë. Kjo moshë dihet që ka kosto të lartë financiare për shtetet, por sërish lindin dyshime nëse do të kishte një plan të tillë të tmerrshëm.

Sot që flasim, po dalin në dritë fakte të reja dhe dyshime, se coronavirus mund të jetë krijuar qëllimisht për krijuar një kaos botëror.
Gjashtë vjet më parë Kina dhe Franca kishin njoftuar ndërtimin e një bio-laboratori në Uhan, me fokus viruset infektuese dhe vdekjeprurëse për njerëzit. Sipas mjekëve dhe ekspertëve italianë të fushës ky nuk është një laborator që kontrollohej nga qeveria kineze; Përkundrazi rezulton një laborator i nivelit katër dhe një qendër kërkimore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Për herë të parë bëhet publik fakti se perëndimi kishte qasje në këtë laborator në Uhan. Në 2015, u regjistrua në SHBA një patentë për një formë coronavirus të zbutur, sepse një lloj jo i zbutur do të ishte shumë më vdekjeprurës.

Në mars të 2019-ës, Kanadaja, nga laboratori kombëtar i mikrobiologjisë, i dërgon një paketë virusesh letale laboratorit të Uhanit. Kjo u bë përmes një operacioni sekret dhe shkaktoi deri diku një lloj skandali, sepse Kina shfaqi shqetësim për këtë dërgesë.

Në 18 tetor, Johns Hopkins Center for Health Security, Uorld Economic Forum, në bashkëpunim dhe me fondacionin Bill e Melinda Gates, mblodhën 15 liderë qeverish, biznesesh dhe të shëndetit publik. Ata po stimulonin një skenar pandemie nga koronavirusi që shkatërron planetin duke marrë 60 milionë jetë njerëzish.

Dhe koincidenca e fundit, në atë kohë mbërritën në Uhan 300 ushtarë amerikanë, të dërguar me rastin e Military Uorld Games. Koha e inkubacionit të coronavirus është 14 ditë. Amerikanët ishin atje në 15 tetor dhe rasti i parë shpërtheu në Vuhan në 2 nëntor. Uhani ndërkohë është një qytet kyç për transportin në vend, me një numër shumë të madh lëvizjesh, ndërsa emergjenca ndodh pikërisht në kohën e Vitit të Ri Kinez, atëherë kur lëvizin miliona njerëz, që marrin trena, avionë, tragete. Me pak fjalë, skenari perfekt për përhapjen e një pandemie.

Por ndërkohë teoritë e konspiracionit, kanë mbushur rrjetet sociale. Ajo që duket interesante është edhe parashikimi i bërë për shfaqjen e këtij virusi vite më parë. Më befasues është ai i vitit 1981, të shkruar në një libër. Bëhet fjalë për romanin e trilluar “Sytë e errësirës” të Din Kunz.

Romani imagjinar tregon historinë e një laboratori ushtarak kinez që krijon një virus të ri për ta përdorur potencialishtë si një armë biologjike gjatë kohës së luftës. Çuditërisht në roman laboratori është i vendosur në Vuhan, pra në qytetin nga ku realisht u përhap koronavirusi pas 29 vitesh.

Top Channel