Rama i përgjigjet Bashës: Vare fyellin në mur, nuk është koha për politikë

10/03/2020 18:44

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një reagimi në Twitter i është kundërpërgjigjur kreu të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi ky i fundit situatën e krijuar nga koronavirusi ndryshe nga Rama nuk e quajti luftë.

Ndërkohë Rama shkruan se nuk është koha për avazin politik por ora për t’i shërbyer popullit.

“Nëse ty s’të duket luftë kjo e njeriut me virusin e panjohur, quaje gjendje e jashtëzakonshme a si të duash! Po vare të paktën atë fyell në mur e kurseja Shqipërisë avazin politik, se s’është koha për politikë kjo, po ora për t’i shërbyer popullit me forcën e shembullit njerëzor!” shkruan Rama.

Debati mes Ramës dhe Bashës nisi për maskat mbrojtëse që janë shpërndarë në vend. Sipas kreut të PD këto maska janë të skaduara dhe nuk kryejnë funksion, ndërsa kryeministri Rama edhe pse e pranon se maskat kanë skaduar funksionin e kryejnë për mbrojtjen kundër koronavirusit.

Top Channel