Sipas raportimeve të fundit nga mediat franceze, Kylian Mbappe është testuar për koronavirusin dhe si pasojë sulmuesi do të humbasë ndeshjen e së mërkurës në Champions League, ndaj Borussia Dortmund, shkruan Daily Mail.
Dyshohet se sulmuesi është ankuar për dhimbje fyti, dhe si rrjedhojë ka humbur dy seancat stërvitore dy ditët e fundit, përgjigjet e analizave priten të dalin orët e ardhshme.
Në konferencën e shtypit në prag të sfidës së Borussia Dortmund në Chapions League, trajneri i ekipit Thomas Tuchel, konfirmoi se sulmuesi vuan nga dhimbje fyti dhe se pjesëmarrja e tij në këtë ndeshje mbetet ende në dyshim.
“Ai është i sëmurë, ka dhimbje fyti. Ne do të presim dhe vendosim të Mërkurën në mëngjes nëse ai do të luaj ndaj Borussia Dortmund”, tha Thomas Tuchel.
Top Channel