Manchester City është i bindur se Sergio Aguero nuk do të largohet në fund të këtij sezoni, pas ndëshkimit që pranuan nga UEFA.
Shtëpia e futbollit evropian ka vendosur javë më parë që të ndëshkojë Citizens me dy vite mos pjesëmarrje në garat evropiane, shkaku i thyerjeve të rregullave financiare.
Sipas Evening Standard, City rrezikon t’i humbë një numër të madh të lojtarëve, shkaku i këtij ndëshkimi.
Por, ata shpresojnë se 31-vjeçari nuk do u kthejë shpinën në këto momente kritike, derisa kanë apeluar vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit në Futboll (CAS).
Kontrata e Agueros me Manchester Cityn skadon në verën e vitit 2021, por këta të fundit janë të gatshëm që t’i vazhdojnë atë edhe për dy vite.
Pep Guardiola ka konfirmuar se ai nuk do të largohet deri në fund të kontratës së tij, duke i qetësuar pronarët e klubit.
Aguero ka bërë me dije se ai mund të largohet nga Liga Premier dhe të vazhdojë karrierën në Argjentinë ose në Amerikë.
Top Channel