TIRANË- Vajza e cila mbrëmjen e djeshme u paraqit në QSUT për shkak se kishte simptoma të ngjashme me koronavirusin, pas analizave të kryera ka rezultuar negative.

Vajza nga Skrapari u paraqit së bashku më bashkëshortin e saj në QSUT pasi kishte marrë udhëzime nga drejtoresha e spitalit në Skrapar.

Çifti gjatë mbrëmjes së djeshme dhanë edhe një intervistë për Top Channel teksa prisnin të hynin në spital për të kryer analizat.

Për shkak të kësaj interviste ditën e sotme pati një reagim edhe nga ministrja e  Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në mbledhjen e qeverisë për masat kundër koronavirusit. Manastirliu tha se qytetarët nuk duhet tu drejtohen vetë spitaleve, por të njoftojnë në numrat e emergjencës.

“Qytetarët të mos drejtohen menjëherë në spital, siç ishte rasti i djeshëm që vajtën në spital dhe preferuan të vinin me spitalin me autoambulancën e vetë. Riskuan veten, ndërkohe që një gazetare që kishte një maskë që e ulte dhe e vinte në kohën që po i intervistonte.” tha Manastirliu.

Për të njëjtin rast mbrëmjen e djeshme reagoi edhe shefja e shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo e cila u shpreh në emisionin Open se gazetarja po e intervistonte me hundën jashtë diçka që ishte e gabuar dhe se vajza që ishte e dyshuar nuk kishte maskë, por e kishte djali, kjo deklaratë përhapi shumë panik mbrëmë. Por fatmirësisht sot vajza e dyshuar rezultoi negative ndaj koronavirusit.

Pjesë nga intervista e djeshme me çiftin nga Skrapari:

Djali: “Kam ardhur para 30 minutash. Na dërgoi drejtoresha e spitali. E fejuara kishte pak temperaturë. Na thanë se duhet të vinim këtu se dyshohemi për koroanvirus. Unë kam ardhur të hënën e kaluar. Isha nga Rimni. Kemi qenë në Tiranë një javë. Kemi shkuar dje në dark në Skrapar dhe sot në mëngjes kemi ardhur këtu.”

Vajza: “Vetëm temperaturë kam 38, 39. Po tani është ulur. Kollë pak dhe shumë rrallë. Frymëmarrjen e kam në rregull. Tani po futemi brenda. Kemi 10 minuta që jemi këtu. Nuk e dinim ku ishte shkuam tek urgjenca. Kemi ardhur nga makina jonë.”

Djali: “Na vunë në dispozicion një ambulancë por rasti ynë nuk ishte i rëndë dhe erdha me makinë. Drejtoresha na ka dërguar kam ardhur për merak. Sonte do dalim të festojmë. Nuk kemi merak e frikë fare. S’kemi pasur kontakt me persona të dyshuar. dy fqinjë nuk kanë qenë me ne. Nuk ka persona të tjerë me ne.”

Vajza: “Familjarët kemi takua. Po rata nuk kanë shfaqur asgjë. Do shkojmë tek urgjenca dhe shpresoj sa të mbarojë më shpejtë dhe të iki për qejfin tim.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA