Kryeministri Rama është shprehur se për të gjithë personat e që kanë ardhur nga zonat e prekura do të ketë sanksione.

Rama është shprehur se të paktën tetë persona kanë pasur kontakte me një person të ardhur nga Italia.

Kryeministri ka dhënë edhe shembullin e Izraelit ku shpjegon se janë mbyllur në shtëpi 100 mijë persona dhe nëse dalin shkojnë në burg.

“Nuk janë gjobat gjëja që ne mendojmë se është e para, në vende të tjera kanë vendosur gjoba marramendëse. Në Çeki paguan 100 mijë euro dikujt që del nga shpia pasi ka ardhur nga vendet e prekura.

Ne jemi të vetëdijshëm që ne të bëhemi bashke, unë do bëj detyrën edhe si kryeministrër edhe si familjar edhe si prind edhe si biri i një nënë të sëmurë.

Pas kësaj sigurisht do të ketë edhe sanksione sepse kur të thonë që ke ardhur nga një zonë e prekur. Tetë prej të prekurve kanë pasur kontakt me një person të ardhur nga Italia.

Izraeli ka mbyllur në shtëpi 100 mijë persona dhe nëse dalin shkojnë në burg. Këtu besoj se duhet të mirëkuptohemi.” tha Rama.

“Është po kaq e rëndësishme që të jetë shumë e qartë, nuk ka asnjë pengesë dhe ndalim për të gjitha mallrat. Është ndërprerë transportit me Italinë nga ajri dhe deti si pasojë e shpalljes së Italisë zonë e kuqe. Por nuk ka ndërprerje të importit apo eksportit. Nuk ka asnjë problem për ushqimin, nuk ka nevojë për të rendur. Të gjitha pikat e ushqimeve mbeten aty, të gjitha pikat e furnizimeve me ilaçe mbeten aty. Nuk është pjesë e kësaj dite që ne të mbyllim restorantet apo klubet, por është e domosdoshme që të gjithë restorantet të garantojnë një modifikim të tavolinave duke krijuar një distancë 2 metra nga njëra tjetra. Këto janë kaq serioze sa nuk ka më.” tha Rama ndër të tjera.

Top Channel