Ditën e sotme më saktësisht në orën 10:00 në mëngjes Këshilli i Emergjencave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka realizuar një mbledhje të jashtëzakonshme ku pas bisedimeve të vazhdueshme në mënyrë zyrtare me Këshillin e Ministrave vendosën që kampionati të vijojë normalisht sipas kalendarit por pa tifozë në stadium.
Top Channel ka biseduar me disa prej presidentëve të klubeve në kategorinë superiore dhe një pjesë e tyre nuk do ishin kundër nëse kampionati mund të kishte një periudhë pauze në këto momente megjithatë janë të gatshëm të vijojnë pa tifozë ashtu siç është vendosur.
Një ndodhi interesante ka ndodhur gjithashtu mbrëmjen e kaluar kur Federata e Sllovenisë në mënyrë zyrtare ka njoftuar të gjithë se miqësorja me Shqipërinë do të zhvillohet në vendin e tyre, diçka që ishte dakordësuar parimisht mes presidentëve të dy Federatave, por duke qenë se trajneri i Shqipërisë Edi Reja apo edhe një pjesë e mirë e stafit dhe futbollistëve shqiptarë ndodhen në Itali dhe mbrëmjen e kaluar ky shtet u vetë izolua për shkak të Koronavirusit e kjo përkthehet që ne nuk jemi gati për miqësoren.
Federata jonë në mënyrë zyrtare me anë të një email është përpjekur të kontaktojë me atë Sllovene ne mënyrë që ti njoftojë për ketë fakt por ende nuk kanë marrë një përgjigje dhe miqësorja e parashikuar fillimisht në Udine e me pas ne Slloveni mbetet ende në pikëpyetje edhe pse vetë Sllovenia e ka zyrtarizuar për të gjithë.
Top Channel