‘Jemi në luftë’- mjekja shqiptare në Milano tregon në Open situatën në Itali
10/03/2020 00:36
Juna Anagnosti, një mjeke në Milano foli në Open në Top Channel me anë të një lidhje skype ku tregoi situatën në Itali.
‘Situata është e rëndë në Itali. Autoritet e kishin të vështirë të bindin një popullsi si italianët për të ndryshuar stilin e jetesës në këto kohë. Jemi si në luftë por jemi të bindur që do ta fitojmë’- tha mjekja.
Çfarë këshillash keni për ne?- e pyeti Eni Vasili.
Fillimisht duhet të rrini në shtëpi, se daljet e shpeshta bëjnë që të rrezikoni veten dhe të tjerët. Lani duart sa më shpesh. Këto puthjet që shqiptarët i kanë shumë qejf, nuk duhen bërë- tha mjekja Juna Anagnosti.
Top Channel