Masa të shtuara ka pasur nga ana e Policisë Kufitare, për kontroll të imtësishëm ndaj automjeteve dhe qytetarëve, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Policia ka goditur një rast të kontrabandimit të cigareve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në vijën e dytë në SPK Kakavijë, të mjetit në pronësi të shtetasit I. A., nga fshati Vrisera, gjetën në gomën rezervë 140 paketa cigaresh kontrabandë, të cilat po i transportonte nga Shqipëria për në Greqi. Paketat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Shtetasi I. A. u arrestua në flagrancë, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
Top Channel