Qeveria italiane mori masa të tjera akoma më drastike për të përvballuar emergjencën coronavirus duke e përfshirë të gjithë vendin në zonën e kuqe, ndërkohë që janë pezulluar të gjitha eventet publike duke përfshirë këtu edhe ato sportive.

Kryeministri italian Giuseppe Conte pranoi vendimin e një dite më parë të Komitetit Olimpik Italian dhe konfirmoi pezullimin të ndeshjeve të Serie A dhe kampionatet e të gjitha disiplinavbe të tjera në territorin italian deri në 3 prill. Përjashtim në dekretin e nxjerrë prej qeverisë bëjnë vetëm kompeticionet Evropiane që përfshijnë sfidat Juventus-Lyon në Ligën e Kampioneve e Inter-Getafe në Europa League që do të zhvillohen në Itali me dyer të mbyllura. Kjo do të thotë se do të ketë një shtyrje të 2 javëve të tjera të kampionatit italian, ndërkohë që në rrezik janë edhe ndeshjet miqësore të përfaqësueses italiane të programuara për t’u luajtur në fund të muajit mars.

Pas këtij dekreti me të drejtë lind pyetja se cfarë do të ndodhë pas datës 3 prill. Media italiane nëpërmjet Raffaele Auriemmas krijon një skenar që përfshin të ardhmen e Serie A, por edhe atë të Euro 2020.

Sipas Auriemmës nëse gjithcka do të shkojë mirë në 2-3 javët e ardhshme, futbolli do të riniste aktivitetin normalisht dhe të gjitha ndeshjet do të shtyhen; që do të thotë se Serie A do të mbyllet në qershor, lojtarët do të shkojnë 20 ditë me pushime për t’u kthyer për të zhvilluar Evropianin që mund të shtyhen në gusht, ndërsa sezoni i ri do të niste nga mesi i shtatorit’ është ky një skenar që do të shtynte edhe fillimin e edicionit të dytë të Nations League, por që gjithsesi do të varet nga evoluimi i situatës në vend

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA