18 muaj pasi u bë personi i dytë në botë që shërohej nga HIV-i, Adam Castillejo, që deri vonë njihej si “pacienti i Londrës”, nuk ka asnjë shenjë të virusit.

Një vit e gjysmë më parë, Castillejo, ndaloi terapinë antiretrovirale pas një transplanti qelizash burimore, apo palcës së kockave që përdoret për të trajtuar një lloj kanceri të gjakut. Timothy Brown, personi i parë që u pastrua nga virusi, iu nënshtrua një trajtimi të ngjashëm për leuçeminë akute mielogjene.

Ndërsa të dy Brown dhe Castillejo iu nënshtruan kimioterapisë, vetëm Brown e pati dhe radioterapinë si pjesë e trajtimit të tij. Në një punim të botuar në revistën Lancet, studiuesit thonë se 30 muaj pas ndalimit të ilaçeve antiretrovirale që frenojnë HIV-in, dhe 46 muaj nga transplanti, Castillejo mbetet i pastër. Autorët e shkrimit propozuan që terapia e përdorur për rastin e tij të konsiderohet si një kurë për HIV-n. 40 vjeçari fillimisht nuk e kishte bërë të ditur identitetin e tij, por pastaj ndërroi mendje dhe doli hapur, sepse siç tha, donte që rasti I tij, të ishte një arsye për optimizëm.

Top Channel