Gjatë kësaj periudhe dy javore të mbylljes së shkollave nga frika e koronavirusit, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, iu bën thirrje të gjithë maturantëve të punojnë me librat e Maturës Shtetërore.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Shahini publikon linqet e të dy librave të maturës, matematikës dhe gjuhës shqipe, ku maturantët mund të lexojnë, pasi sipas ministres, i ndihmojnë ata për t’u familjarizuar me natyrën e testeve.
Për maturantët:
Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, punoni me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019.
Këta libra ju vijnë në ndihmë për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në këto teste.
Top Channel