Argjendi ndihmon në parandalimin e përhapjes së baktereve të dëmshme duke prishur mënyrën e lëvizjes së tyre. Ky metal i çmuar është përdorur për një kohë të gjatë për të ndaluar transmetimin e baktereve.
Për shembull, vihet në filtra të maskave mjekësore të fytyrës dhe veshjeve antibakteriale të përdorura në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Por deri më tani nuk ka qenë plotësisht e qartë në çfarë mënyrash vepron argjendi në patogjenë.
Shkencëtarët në Universitetin e Arkanzasit kanë ekspozuar E. coli në doza të vogla të joneve argjendi të ngarkuar pozitivisht që janë toksikë për bakteret. Pas ekspozimit ndaj joneve argjendi, bakteret “u bënë shumë më të ngadalta” dhe ndryshuan drejtimin më shumë, raporton New Scientist.
Bakteret mund të shpërthejnë: David Coil nga Universiteti i Kalifornisë në Davis beson se argjendi ndalon mikrobet në mënyra të tjera dhe se mund të shkaktojë dëme në muret e qelizave në doza më të larta, për shembull, duke bërë që bakteret të “shpërthejnë”.Hulumtimi është botuar në revistën ‘BioRxiv’.
Top Channel