Avokatja e përgjithshme në Nju Jork, Letitia James ka urdhëruar “televangjelistin” Jim Bakker t’i ndalojë menjëherë pretendimet se ka gjetur kurën për koronavirusin nëpërmjet një produkti të cilin ai e shet.
Në episodin e 12 shkurtit të shout “The Jim Bakker”, Jim tha se produkti i tij, Silver Solution (zgjedhja e argjendtë) mund të trajtonte koronavirusin.
Ai e pranoi se produkti nuk është testuar ndaj virusit COVID-19, por është trajtuar me disa lloje të tjera të koronavirusit dhe se testimi ka dëshmuar se virusi mund të eliminohet brenda 12 orësh.
“E zhduk atë plotësisht. E vret. E çaktivizon ”, tha Jim.
Ekipet mjekësore në të gjithë botën akoma nuk e kanë gjetur një kurë kundër koronavirusit, në faqen e tij të internetit Bakker një shishe të këtij ilaçi e shet për 40 dollarë.
Departamenti i Shëndetësisë në SHBA thotë se provat për reagim in efektiv të këtij ilaçi mungojnë dhe ky mund të jetë ilaç i rrezikshëm për shëndet.
Sipas këtij departamenti, ilaçi në fjalë mund të dëmtojë konsumatorët dhe se ‘zbuluesi’ i tij është një mashtrues, andaj është kërkuar nga James të dalë me një deklaratë, ku ai do të pranonte se bëhet fjalë vetëm për propagandë.
Në vitin 1989, Bakker u shpall fajtor në 24 akuza për mashtrim dhe komplot pasi mashtroi ndjekësit e ministrisë së tij me 158 milion dollarë, duke u premtuar pushime të përjetshme dhe këto para i investoi në pasuri të patundshme, për të cilën u dënua me katër vjet burg.
Top Channel