Top Talk: Etilda Gjonaj i përgjigjet Ilir Metës. Beteja s’ka mbaruar. Së shpejti prova të reja. Njohim çdo qëndrim të Venecias

09/03/2020 19:13

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte e ftuar ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Në studio u fol në lidhje me “betejën” politike të krijuar midis presidentit të Republikës Ilir Meta dhe mazhorancës me në krye Edi Ramën. Rolin e komisionit të Venecias në hartimin e Gjykatës Kushtetuese, si edhe ndikimin e ndërkombëtareve në këtë proces.

Etilda Gjonaj: Argumentet shtesë do të dorëzohen në datë 13, prandaj është ky proces, për t’i lënë palëve mundësi që të njihen me atë çfarë ka mundësuar Venecia të kuptojë nga situata. Nëse s’do të ishte kështu që ne të paraqisnim dhe të na jepej mundësia që të paraqisnim këto argumente deri me datën 13. Atëherë do të ishte ashtu siç e thash një raport përfundimtar. Kjo është arsyeja që Kuvendi deri në datën 13 ka një sërë argumentesh për të paraqitur, lidhur jo vetëm me konkluzionet, por edhe në rast se një rast është konsideruar që nuk është e saktë, si do të jetë zgjidhja e saj. Në fund të fundit ne nuk na intereson që me këtë opinion të komisionit të Venecias thjesht për të kuptuar se kush ka të drejtë. Kjo nuk është një luftë që bëhet mes presidentit dhe mazhorancës. Përkundrazi këtu nuk ka të fituar dhe të humbur ky është një proces shumë teknik shumë ligjor, ku ne duam të kuptojmë se si do të jetë zgjidhja e një ngërçi siç është në rastin konkret në gjykatën Kushtetuese.

Denis Dyrnjaja: A ka palë të tjera të Interesuara të ndërmjetme, që mund ta ndikojnë procesin në këtë rast apo është thjesht vetëm presidenti dhe Parlamenti i Shqipërisë dhe që Komisioni i Venecias i merr parasysh?

Etilda Gjonaj: Nuk mund të thosha që të ndikojnë. Por që mund të japin dhe opinionin e tyre janë dhe përfaqësues të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës por edhe të komisionit Evropian, të cilët e kanë ndjekur në mënyrë të vazhdueshme hap pas hapi zhvillimin e reformës në drejtësi.

Denis Dyrnjaja: Do të doja që të merrja për një moment krahun e presidentit të Republikës, dhe të konsideroja që presidenti ka të drejtë për gjithçka që pretendon. Çfarë ndodh më pas, një njeri dëshiron të kuptojë që çfarë po ndodh me këtë gjykatë kushtetuese?

Etilda Gjonaj: Qëllimi në fund të fundit është krijimi i Gjykatës Kushtetuese një orë e më parë. Për sa kohë që vetë qeveria, mazhoranca, me aq sa kompetenca dhe atribute i ka njohur Kushtetuta ashtu si ministri I Drejtësisë. Në mënyrë absolute kam ndjekur në mënyrë rigoroze atë që thotë Kushtetuta dhe çfarë thotë ligji për sa i përket emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nëse dje, Gjykata Kushtetuese ka qenë gjithmonë e kapshme ose e ndikuar nga politika. Sot ajo ka një formulë të re, përtej faktit të këtij ngërçi, e cila për mua në konceptin tim, ka ardhur për moszbatim të Kushtetutës dhe ligjit ashtu siç duhet. Për herë të parë ne prezantuam mekanizmin zhbllokues, i cili u njoh nga Komisioni i Venecias u përgëzua dhe u sugjerua që të përfshihej në të gjithë institucionet e tjera. Me qëllim që të gjithë bllokimet e të kaluarës të mos ndodhin më. Përtej faktit që ne sot kemi ngërçin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku kemi ende diskutimin nëse presidenti duhet ta pezullonte një afat prekluziv, i cili është i padiskutueshëm në konceptim tim si jurist tashmë, që nuk duhet të pezullohet. Por edhe në atë çfarë parashikon Kushtetuta në emërimin nga organet e emërtesës që është Parlamenti dhe Presidenti, sipas radhës, sipas radhës jo në aspektin kohë, por sipas radhës si organ emërtese. Në konceptin tim dhe çfarë ne kemi dhënë dhe do të japim si argument, është pikërisht për deri sa kohë ka një mungesë të Gjykatës së lartë, e cila përfshihet dhe si një institucion i organit të emërtesës. Ajo që është ndjekur si procedurë deri më tani është një procedurë që e parashikon Kushtetuta edhe ligji.

Denis Dyrnjaja: Jeni të gatshëm ju ta njihni Venecian pavarësisht se si do të jetë opinion i saj.

Etilda Gjonaj: Ne e kemi njohur Venecian në çdo rast, ashtu siç kemi njohur edhe opinionet e dhëna për vendet e tjera. Për shembull siç është në rastet e Ukrainës dhe Polonisë, ku Venecia ka mbajtur një qëndrim të ngjashëm me atë çfarë parlamenti miratoi për sa i përket ligjit për betimin

Denis Dyrnjaja: Kur ju nuk e botuat në fletoren zyrtare dekretin e presidentit për zgjedhjet e 30 qershorit. Ishit koshient që ishit duke bërë një shkelje kushtetuese, ose do të interpretohej si e tillë nga pala që e nxori dekretin, praktikisht nga presidenti I Republikës.

Etilda Gjonajl: Sapo presidenti ka nxjerrë dekretin atëherë është shprehur KQZ-ja, ku e ka konsideruar dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve si një dekret të pavlefshëm, një akt do të shprehesha se nuk ishte një dekret në vetvete. Kuvendi më pas ka dalë me një rezolutë ku e ka konsideruar po gjithashtu dekretin e presidentit po të pavlefshëm. Automatikisht kjo sjell në një pasojë që është thjesht botimi i fletores zyrtare dhe për të kuptuar që publikimi i dekretit të presidentit nuk i jep fuqi botimit të një fletore zyrtare. Dekreti  i presidentit merr fuqi sapo nxirret nga institucioni i presidentit. Ndërsa ndryshe është për ligjet apo aktet nënligjore, që marrin fuqi pas kalimit të një kohe në fletoren zyrtare.

Denis Dyrnjaja: Keni pasur një takim me ambasadoren Amerikane Yuri Kim, e cila qëndroi për më shumë se dy orë në zyrën tuaj. Në fakt u duk si një mbështetje e haptazi e saj për punën tuaj dhe në atë se çfarë po ndodh për Reformën në Drejtësi. Është kjo një intuitë e zonjës Kim apo ka diçka e bazuar mbi fakte. Shpesh po sulmohen edhe institucionet ndërkombëtare ose të dërguarit e tyre si komplotist në këtë histori të Reformës në Drejtësi. Do të doja të dija nëse ju në fakt do ta thoni këtë gjë. Kemi një lloj emocioni personal të ambasadorëve që vijnë këtu afeksionohen nga ju, ndoshta herë herë edhe korruptohen siç thonë palë të tjera.

Etilda Gjonaj: Ambasadorët vijnë si përfaqësues të shteteve të tyre dhe kur takojnë ministren e Drejtësisë, takojnë ministren dhe jo Etildën. Absolutisht nuk bëhet fjalë për afeksione personale sepse unë në mënyrë të vazhdueshme kam pasur takime dhe me përfaqësues të Ambasadës Amerikane ashtu edhe me delegacione të BE (Bashkimi Evropian), për shkak të punës dhe për shkak të Reformës në Drejtësi. Unë besoj që zonja Kim ka mbështetur jo ministrin e drejtësisë në vetvete, ka mbështetur procesin.

Denis Dyrnjaja: Midis kësaj beteje nëse unë do ta vendos në mënyrë metaforike, Ilir Meta kundër Etilda Gjonaj, kush do ta fitojë në fund se natyrisht dikush do të dalë I humbur, natyrisht që ajo që do të ndodhë në raport me ligjin. Presidenti apo ministri i drejtësisë në këtë rast.

Etilda Gjonaj: Them t’ia lemë kohës sepse e para nuk do t’i themi të gjitha këto sot. E dyta presim të shprehen institucionet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA