Nëse jeni një nga ata persona të cilët e shtyjnë gjithmonë alarmin në telefon duke shtypur butonin “snooze”, apo rrini në shtrat deri në orën 9 të mëngjesit, “ëndrrat” tuaja mund të bëhen shumë lehtë realitet.
Një kompani perdesh në Britaninë e Madhe, po kërkon të punësojë një ekzekutiv gjumi.
“Hillarys” është e gatshme t’ju paguajë 100 paund në ditë, për të testuar raste të ndryshme të fjetjes, dhe mjafton të shtypni vetëm “snooze”.
Fatlumi ose fatlumja duhet të flejë me dritë që ndryshon, zhurmë, e ndërkohë që do të “veshë” një monitor duhet të raportojë për cilësinë e gjumit.
Të interesuarit kanë kohë deri në 9 prill të aplikojnë për pozicionin e punës, eksperimentet e të cilit do të zhvillohen në Nottingham.
Top Channel