Foto ilustruese

Një 50 vjeçar është arrestuar nga policia pasi kundërshtoi dhe goditi punonjësin e Policisë Rrugore në detyrë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën “Migjeni”, punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, në momentin që ishte duke marrë masa administrative për parkime të gabuara ndaj mjeteve, një drejtues mjeti, konkretisht shtetasi I. K., e ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës, pasi nuk ishte dakort për masën e vendosur nga punonjësi i Policisë Rrugore.

Njoftim/ Tiranë

Kundërshtoi dhe goditi punonjësin e Policisë Rrugore në detyrë, vihet në pranga 50-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Polciisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë nga punonjësi i Policisë Rrugore se një drejtues mjeti e kishte kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën “Migjeni”, punjonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, në momentin që ishte duke marrë masa administrative për parkime të gabuara ndaj mjeteve, një drejtues mjeti, konkretisht shtetasi I. K., e ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës, pasi nuk ishte dakort për masën e vendosur nga punonjësi i Policisë Rrugore.
.
Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” ,“Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit I. K., i cili rrezikon dënimin me burgim deri në 5 vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA