Kryeministri Conte firmos dekretin, ndërpritet kampionati italian

09/03/2020 22:17

Pas apelit të ministrit të Sporteve Vincenso Spadafora dhe kreut të Federatës italiane Massimo Gravina, ka ardhur më në fund edh reagimi i kryeministrit Italian Giuseppe Conte, që nëpërmjet një konference për shtyp njoftoi për ndërprerjen e çdo lloj manifestimi, përfshi edhe ndeshjeve të futbollit, deri më 3 prill.

Sipas kryeministrit, dekreti është hartuar tashmë dhe pritet të publikohet në fletoren zyrtare, për të hyrë në fuqi menjëherë prej të martës paradite, ndërsa Conte theksoi edhe njëherë se e gjithë Italia është zonë e mbrojtur tashmë dhe jo vetëm rajone të caktuara.

“E gjithë Italia do të jetë zonë e mbrojtur dhe nuk ka asnjë arsye pse të vazhdojnë të zhvillohen manifestimet sportive. Kemi ndërhyrë dhe kemi rregulluar edhe këtë detaj. Vendimi është në dekretin që po firmos, që pritet të hyjë në fuqi nga nesër paradite. Nuk ka arsye që të vazhdojnë të luhen ndeshjet, pasi në to duhet të marrin pjesë edhe tifozët, që momentalisht e kanë të pamundur”, deklaroi kryeministri Italian.

Fjalët e Contes konfirmojnë të që përflitej prej disa ditësh në Itali, pra ndërprerjen e kampionatit të paktën deri më 3 prill, me shpresën që më pas të rikthehet normaliteti, ndërsa ende nuk dihet si do të procedohet me kalendarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA