Në mbledhjen e sotme të Task-Forcës, të thirrur pasditën e sotme nga Ministrja Manastirliu, kreu i OBSH në Shqipëri vlerësoi masat e marra nga qeveria shqiptare pas konfirmimit të rasteve me COVID-19.

“Masat e marra sot nga qeveria shqiptare janë shumë të mira dhe janë marrë në kohë për të frenuar përhapjen e virusit. Kjo gjë nuk u realizua brenda ditës në Itali, duke humbur kohë për marrjen e masave që janë të efektshme për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, u shpreh Gonzales.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu i dorëzoi drejtuesit të OBSH për Shqipërinë Raul Gonzales planin e veprimit për masat që janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren për të adresuar këtë ngjarje të pazakontë të shëndetit publik.

“Qeveria shqiptare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me rekomandimet direkte të ekspertëve kanë hartuar një plan masash për t’u ndjekur sipas të gjithë skenarëve të parashikuar, duke filluar që nga identifikimi i rasteve të para, karantimi i pacientëve, identifikimi i personave të kontaktit”, tha Manastirliu.

Gjatë mbledhjes së Task-Forcës u raportua nga Instituti i Shëndetit Publik për gjurmimin e kontakteve të personave të konfirmuar me COVID-19 dhe punën që po bëhet në terren për kufizimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjithashtu nga Spitali Infektiv Dr. Najada Çomo raportoi se dy personat që po marrin shërbim në Spitalin Infektiv janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe pa komplikacione.

Në takimin e rradhës të Task Forcës, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor raportoi se po monitorohet me rigorozitet respektimi i kushteve higjieno-sanitare.

Më herët, gjatë ditës së sotme, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u bënë publike dhe urdhërat për menaxhimin e situatës që nga pezullimi i procesit mësimor në institucionet arsimore publike dhe jo publike, vetëkarantinimin e detyruar, anullimin e grumbullimeve massive, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA