Koronavirusi në Shqipëri/ Manastirliu: Po testohen 14 raste që kanë pasur kontakt me 2 të infektuarit

09/03/2020 12:23

Në një deklaratë për shtyp, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se në Shqipëri janë testuar 65 raste me koronavirus, dy prej të cilëve rezultuan pozitivë.

“Në proces testimi janë 14 raste që i përkasin kontakteve të ngushta që janë identifikuar pozitivë”, bën me dije ministrja e Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, Manastirliu tha se janë kufizuar dhe ndaluar ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara.

“Siç edhe jeni në dijeni, nga 65 raste, 2 rezultuan pozitivë. Qeveria ka marrë masat, mbyllen institucionet arsimore për 2 javë. Kemi ndaluar eksportet e barnave dhe materialeve mjekësore. Kufizohen dhe ndalohen ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara, përveç atyre ndërhyrjeve me patologji malinje dhe raste të urgjencës.”

Vijon…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA