Tiranë- “Frikë aspak, kujdes shumë” kështu e ka nisur reagimin e tij kryeministri i vendit Edi Rama teksa ka shpërndarë edhe një status të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Reagimi i Ramës vjen në një kohë kur e gjithë bota po përballet me koronavirusin dhe në Shqipëri së fundmi janë konfirmuar dy raste (babë e birë) të infektuar ndërsa dyshohet për një person të tretë.

“Ky prononcim i Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk duhet lexuar kurrësesi si një ftesë për moskokëçarje, por thjesht si një fakt për të mos humbur qetësinë e kthjelltësinë” shkruan Rama.

Ndërsa mesazhi i Trump që Kryeministri e ka shpërndarë thotë:

“Vitin e shkuar 37.000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm. Mesatarja vjetore e vdekjeve nga gripi (SHBA) është mes 27.000 dhe 70.000 në vit. Asgjë nuk ndalet, jeta&ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment janë konfirmuar 546 raste të Coronavirus dhe kanë humbur jetën 22 persona. Mendojeni pak”

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA