Emri/ Kush është shqiptari që trafikon njerëzit drejt Anglisë për 2000 £, “marketing” në Facebook

09/03/2020 17:29

Mbretëri e Bashkuar– Trafikimi i njerëzve drejt Anglisë vijon të mbetet një çështje shqetësuese për vetë këtë vend por edhe për vendet e tjera që përdoren si tranzit.

Tashmë trafikantët po kërkojnë rrugë dytësore për të kryer aktivitetet e tyre të paligjshme pas shtimit të kontrolleve nga Britania e Madhe.

Ndërkohë mediat angleze i kanë kushtuar një artikull një 20-vjeçari shqiptar i cili cilësohet si ndihmës dhe organizues i falsifikimit të dokumenteve në Shqipëri përpara se ti nisi personat e pajisur me këto dokumente drejt Italisë, Dublinit dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas shkrimit të Daily Mail Kledjan Kurtaj, 20-vjeç kishte thënë se mund të realizonte dokumentet false, që një emigrant të vinte në Londër nga Shqipëria për vetëm 2000 £.

Kurtaj bën thirrje për biznes edhe në një faqe në Facebook dhe, kur pyetet nëse do të ishte e mundur të arrinit në Britani, ai do t’ju thotë që është tepër “e lehtë”. Shqiptari që merret me këtë trafikim njerëzor ka shtuar se: “Unë bëj identitetin italian në Tiranë [kryeqytetin shqiptar]”.

Kledjan Kurtaj tha që pasi të fluturonin në aeroportin e Bergamos në Itali dhe më pas në Irlandë, ‘ata futen në një taksi nga Dublini në Britani dhe kjo do t’ju kushtojë vetëm 2,000 paund.

Kurtaj, i cili në profilin e tij në rrjete sociale ka pamjet me thikë dhe armë, i kërkoi reporterit të DailyMail që “Kjo bisedë duhet të jetë midis nesh.”

Ai gjithashtu tha se trafikantët kanë filluar të përdorin një rrugë për gratë dhe adoleshentët që të fluturojnë nga Franca për në Luton, sepse ‘askush nuk bën shumë pyetje’.

Problemi kryesor është kalimi i kontrolleve të pasaportave shqiptare. Pasi të keni lënë Shqipërinë, pjesa tjetër e udhëtimit do të jetë e mirë, “- shtoi më tej Kurtaj. “Vajzat kalojnë si të hapin derën e një shtëpie”.

Kurtaj sqaroi se roli i tij është të ndihmojë në rregullimin e letërnjoftimeve të rreme italiane, të cilat kushtojnë nga 420 deri në 670 £, dhe bëhen nga falsifikuesit në Shqipëri.

“Ju duhet vetëm t’u jepni atyre tre fotografi për ID, në një letër shkruani ngjyrën e syve tuaj dhe sa i gjatë jeni. Në të njëjtën kohë, ju duhet t’u jepni atyre paratë. Pastaj, pas një deri në tre ditë, ID do të jetë gati. Kur të jeni gati, më shkruaj vetëm,”- është vazhdimi i sqarimit që shqiptari, Kledjan Kurtaj i ka bërë reporterit të Daily Mail.

Por, edhe pse është munduar të mos ketë kontakte ballë për ballë me kontraktuesin, Kledjan Kurtaj ka kërkuar me ngulm që të shikonte fytyrën dhe vendndodhjen e reporterit të fshehtë. Pasi është realizuar një takim ballë për ballë në një rrugë të mbipopulluar në Londër, Kurtaj ka mohuar të gjitha bisedat e tij në rrjete sociale dhe ka fikur telefonin e tij.

Burime irlandeze i thanë gazetës irlandeze “Independent” vitin e kaluar se dhjetë shqiptarë në ditë po mbërrinin me dokumente të rreme identifikimi, shumica udhëtonin me fluturime nga vendet e tjera të BE-së.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, Shqipëria është burimi më i madh i huaj i trafikimit të njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar, me 947 raste referuar asaj në vitin 2018, një rritje prej më shumë se 50% që nga viti 2015.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA