Nisur nga situata e krijuar edhe në vendin tonë , po ndajmë me ju disa informacione të qarta, të thjeshta dhe të kuptueshme nga të gjithë që përshkruajnë saktësisht çfarë është virusi, si kalon nga një person tek tjetri dhe si mund të neutralizohet në jetën e përditshme. Ky informacion është përgatitur dhe shpërndarë nga spitali “Gemelli” në Romë.

Infektimi nga corona virus nuk shkakton ftohje me rrjedhje hundësh apo kolle me sekrecione, por kolle të thatë: kjo është gjëja e parë që duhet të dini.

Virusi nuk i reziston nxehtësisë dhe asgjësohet po të ekspozohet në temperaturat 26-27 gradë;  kështu që konsumoni shpesh gjatë ditës lëngje të ngrohta si çaj, supë apo thjesht ujë të ngrohte; lëngjet e ngrohta e neutralizojnë virusin. Evitoni ujin me akull.

Kush ka mundësi të rrijë sa më gjatë në diell.

1.Corona virus është i madh (diametri 400-500 nanometer) kështuqë çdo lloj maske mund ta ndalojë. Nuk ka nevojë për maska të veçanta.

Ndryshon situata ne rastin e mjekëve dhe infermierëve të cilët ekspozohen para ngarkesave të forta të virusit dhe duhet të përdorin mjete speciale.

Nëse një person i infektuar teshtin para jush, duhet të jeni 3 metra larg që virusi të bjerë në tokë e mos t’ju ngjitet.

2.Kur virusi ndodhet në sipërfaqe metalike jeton aty rreth 12 orë. Kështu që kur prekni sipërfaqe metalike si doreza dyersh, elektroshtëpiake, mbajtëset në autobus etj, lajini mirë duart dhe dezinfektojini me kujdes.

3. Virusi mund të jetojë dhe i strehuar në rrobat tuaja për 6-12 ore; detersivët e thjeshtë larës e vrasin virusin. Për rrobat qe nuk lahen çdo ditë, mundësisht ekspozojini ne diell dhe virusi zhduket.

Si shfaqet corona virusi?

1Virusi, pikë se së pari, pozicionohet në grykë duke shkaktuar inflamacion dhe ndjesinë e grykës së thatë; kjo simptomë zgjat 3-4 ditë.

2Virusi lëviz nëpërmjet lagështisë së rrugëve të frymëmarrjes, zbret në trakè dhe futet në mushkri.

Ky kalim zgjat 5-6 ditë

3. Polmoniti shfaqet me temperaturë të lartë dhe vështirësi frymëmarrjeje. Nuk shfaqet me ftohjen e zakonshme.

Mund të  keni ndjesinë sikur po mbyteni. Në këtë rast drejtohuni menjëherë tek mjeku.

Si mund ta evitoni virusin?

1.Transmetimi i virusit ndodh më së shumti me kontakt direkt, duke prekur rroba apo sende ku ai ndodhet; është thelbësore larja sa më shpesh e duarve.

2. Virusi mbijeton tek duart tuaja vetëm 10 minuta por në ato 10 minuta mund të ndodhin shumë gjëra: po fërkuat sytë, hundët apo gojën, keni lejuar virusin të futet në grykën tuaj.

Kështu që, për të mirën tuaj dhe të tjerëve, lajini duart dhe dezinfektojini shumë shpesh!

3.Bëni gargare me solucione dezinfektuese për të eliminuar ose pakësuar sasinë e virusit në grykën tuaj; duke vepruar e eliminoni para se të zbresë në trake e tuaj e pastaj në mushkri.

4.Dezinfektoni tastierën dhe mouse-in e kompjuterit!

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA