Basha: Prindërit që do kujdesen për fëmijët duhet të paguhen me kohë të plotë
09/03/2020 17:26
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se shteti duhet që të paguajë me vlerën e plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura.
Qeveria mori ditën e sotme vendim që deri më 23 mars të gjitha institucionet arsimore të jenë të mbyllura.
Statusi i Bashës në Twitter.
Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura.
Top Channel