Vllaznia mund Tiranën/ Në ndeshjen e basketbollit presidenti thumbon kryeministrin

08/03/2020 01:05

Sinjalizimi i fundit i arbitrit kryesor vendosi shifrat 96 -68 në favorin e shkodranëve. I gjithë takimi foli në favorin e tyre, ku që në periodën e parë kuqeblutë fituan 20 -12.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Vujaçiç thelloi diferencat edhe në minutat në vazhdim ku falë performancës së mirë të Kusovaç dhe basketbollistit Ross, fitoi edhe periodën e dytë dhe të tretë. Kryeqytetasit tentuan t’i bëjnë ballë shkodranëve me anë të Gerti Shimës i cili shënoi i vetëm 22 pikë por përpjekjet e tyre ishin të pamjaftueshme pasi Vllaznia, e mbështetur edhe nga tifozët e saj e mbylli të gjithë ndeshjen në favorin e saj.

Presidenti Meta duke vleresuar sportin shqiptar kërkoi edhe mbështetjen për të rinjtë dhe të rejat ndërsa nuk kurseu as komentet politike duke shigjetuar kryeministrin Rama që sipas tij bën gabime edhe në politikë ashtu siç bënte në basketboll.

Për presidentin e Vllaznisë kjo fitore është domethënëse për rrugën drejt titullit kampion ndërsa trajneri i Tiranes, pranoi zhgënjimin për këtë humbje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA