Shembja e hotelit karantinë/ 7 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur në juglindje të Kinës

08/03/2020 12:17

Shtatë persona vdiqën pasi një hotel i përdorur si qendër karantine kundër koronavirusit u shemb mbrëmjen e së shtunës në Kinën juglindore, sipas Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave.

Tetëdhjetë njerëz ishin brenda ndërtesës kur ajo u rrëzua. Nëntë dolën në kohë, ndërsa rreth 70 vetë u bllokuan. Prej tyre, 43 janë tërhequr nga rrënojat dhe 28 nuk janë gjetur ende. Departamenti i Zjarrfikësve I Fujianit dërgoi më urgjencë në vendngjarje mbi 1.000 zjarrfikës e punonjës emergjence, të cilët kanë punuar gjatë natës për të gjetur të mbijetuar.

” Jemi duke përdorur instrumente të zbulimit të jetës për të monitoruar shenjat jetësore si dhe mjeteve profesionale të hyrjes me forcë. Po bëjmë çmos për të shpëtuar njerëzit e bllokuar”, tha Guo Yutuan, drejtuesi i njësisë së lëvizshme të detashuar departamentit lokal të policisë. Mes të shpëtuarve ishte një djalë i ri, babai dhe nëna e tij.

Familja u dërgua në spital. 58 nga njerëzit në hotel ishin në karantinë; ata qenë testuar e kishin rezultuar negativë ndaj koronavirusit. Pronari i ndërtesës është vënë në pranga, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua. Godina ishte një strukturë çeliku shtatëkatëshe, e ndërtuar në vitin 2013 dhe e kthyer në një hotel në vitin 2018. Në muajin janar, pronari kishte nisur rinovimin e katit të saj të parë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta