Italia e Veriut do të jetë në karantinë. Kryeministri i Italisë ka thënë se të paktën 16 milion njerëz tani do të jenë në karantinë në rajonin e Lombardisë dhe gjithashtu në 14 provinca deri në fillim të prillit.
Ky vendim i qeverisë u ndërmor për të përmirësuar situatën prej koronavirusit. Me këtë vendim do të mbyllen palestrat, pishinat, muzetë dhe vendpushimet e skive. Dasmat dhe funeralet nuk do të lejohen gjithashtu. Masat e reja, të cilat gjithashtu vlejnë për qendrën financiare Milano dhe qytetin turistik Venecia do të zgjasin deri më 3 prill.
Italia është vendi më i goditur nga koronavirusi në Europë. Sipas raportimeve të fundit numri i të vdekurve ka kaluar mbi 230 persona ndërsa të konfirmuar janë 5.883 të infektuar.
“Ne duam të garantojmë shëndetin e qytetarëve tanë. Ne e kuptojmë se këto masa do të imponojnë sakrifica, ndonjëherë të vogla dhe ndonjëherë shumë të mëdha,” tha kryeministri Giuseppe Conte të dielën herët në mëngjes.
Top Channel