Kush e spiunonte Selman Stermasin/ Exclusive sjell sonte pjesën e parë të një dokumentari për 100 vjetorin e Klubit të Tiranës

08/03/2020 12:42

E krijuar dhe mbështetur nga “Zotërinjtë” e Tiranës, Sport Klubi ishte simboli i qyteti  dhe hyrja në aktivitetet sportive ka qenë e lavdishme për të. Titujt e parë në vitet ’30-të e bën Sport Klub Tiranën skuadrën e parë që u prit dhe përshëndet nga një mbret.

Por shumë shpejt, bardheblutë do të ishin pika e dobët ku do të sulmoheshin nga regjimi komunist, familjet e mëdha kryeqytetase me në krye Selman Stërmasin, i vënë nën shënjestrën e sigurimit të shtetit që në fillesat e tij.

“E gjeja duke qa dhe i thoja, ishallah humbin. Mu kthente t’u thaftë goja, mos thuj kurrë për Tironën ishallah hum, se ne jemi Tironas.” tha bashkëshortja e Selman Stërmasit.

“Selamni punonte tek misto mame, nga punëtor i thjeshtë e bën punëtor edhe më të thjeshtë, se e çun tek karroca me tallash, ngarkonte dhe shkarkonte tallash.” tha Fatmir Frashëri.

Në një dokumentar me dy pjese për 100 vjetorin e Klubit të Tiranës, Top Channel sjell dosjen ekslusive të përndjekjes së presidentit të pare, si dhe rrëfen garën e Partizanit dhe Dinamos nën strehën e pushtetit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta