
Boca Jr është skuadra kampione e Argjentinës për sezonin 2019/2020 duke kaluar me 1 pikë rivalët historikë të River Plate.
Në një ditë shumë emotive, Boca Jr arriti të fitojë këtë titull në Bombonera në ndeshjen ndaj Gimnasias së Diego Armando Maradonës me El Pibe de Oron që kthehej në atë stadium si kundërshtar
Bocas i duhej fitorja në këtë javë të fundit dhe të shpresonte në një gabim të River Platet për të fituar këtë titull dhe ashtu ndodhi. Një gol i Carlos Tevez i dha Bocas fitoren e vuajtur ndaj Gimnasias 1-0, ndërkohë që në krahun tjetër River Plate që vinte në ndeshjen e fundit si kryesuese e renditjes barazoi në përballjen e saj me atletico Tucuman me rezultatin 1-1 duke ia dorëzuar triumfin rivalëve
Festa e futbollistëve të Bocas në fund të sfidës ishte e papërmbajtur me Boca Jr që festoi titullin e 34 në Afgjentinë një sukses që për më tepër erdhi pasi kaloi një rival si River Plate që vitet e fundit i kanë shkaktuar shumë hidhërime futbollistike
Festa shpërtheu edhe në Buenos Aires ku tifozë të shumtë vërshuan në rrugët e kryeqytetit argjentinas për t’iu gëzuar këtij suksesi të madh të skuadrës së tyre të zemrës.
Top Channel