Ndahet nga jeta aktorja Jennifer Runyon, e njohur për “Ghostbusters” dhe A Very Brady Christmas 10/03 13:41
Mediat tuniziane njoftuan se një person që ngiste një motor hodhi vetën në erë pranë ambasadës amerikane në kryeqytetin Tunizian, Tunis.
Sipas radios private “Mosaique” shpërthimi shkaktoi plagosjen e pesë policëve, një lajm që nuk është konfirmuar ende nga autoritetet. Policia ka bllokuar zonën përreth vendit të shpërthimit.
Vitet e fundit Tunizia ka qenë shënjestër e sulmeve të ekstremistëve islamikë që kanë shkaktuar vdekjen e një numri njerëzish.
Top Channel