Ish-futbollisti i kombëtares së Brazilit është arrestuar pasi ka përdorur pasaportë fallso. Ylli brazilian u arrestua në Paraguai bashkë me vëllanë e tij.
Hetuesit morën në pyetje Ronaldinjon dhe vëllanë e tij ndërsa në dhomën e tyre në hotel u kontrollua disa herë.
Prokurorët thanë se fituesi i ‘Topit te Artë’ dhe vëllai i tij i morën pasaportat të mërkurën në kryeqytetin Asuncion. Ronaldinjo bashkë me vëllanë e tij thanë se mendonin se pasaportat ishin një gjest mirësjelljejeb dhe nuk kanë bërë asnjë gjë të keqe.
Kujtojmë që në korrik të vitit 2019 lojtarit i janë konfiskuar pasaporta braziliane dhe ajo spanjolle për taksat e papaguara dhe mospagimin e gjobave për ndërtimin e paligjshëm që ka bërë në një park natyror në Brazil.
Top Channel