Nesër, Tirana-Laçi/ Egbo: Nuk kemi frikë të themi që jemi për titull

07/03/2020 20:32

Tirana është gati për ndeshjen e radhës në rrugën drejt titullin, sfidën me Lacin. Trajneri Manuel Egbo si zakonisht u shfaq përpara mediave duke vlerësuar kundërshtarin maksimalisht e duke mos kursyer elozhet për ta.

‘’Laci mbetet Laci pavarësisht mungesave që ka ashtu sic Tirana është gjithmonë Tirana. Kemi shumë ndeshje për të luajtur porn ë I marrim me rradhë dhe Laci ka respektin tonë’’, thotë Egbo.

Në vijim trajneri refuzoi të pranojë që pret dhurata nga Skëndërbeu për të ndalur Kukësin e vëndit të dytë. Sipas Tij Tirana e ka vetë fatin e sajë në dorë.

‘’ Nuk pres asgjë nga Skëndërbeu sepse nuk mendoj fare për kundërshtarët dhe punët e tyre. Në duhet të përqëndrohemi tek ndeshja jonë kjo është e gjitha’’.

Në fund me tone të ashpra Egbo refuzon të pranojë që Tirana ka frikë të deklarojë se është pretendente kryesore për titull por pranon që është herët për diçka të tillë.

‘’Nuk e di ku e keni dëgjuar fjalën frikë nga ne të klubit të Tiranës. Nuk kemi frikë por është herët për të deklrauar dicka të tillë ka ende 11 ndeshje duhet ti marrim një nga një’’, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA