Liverpooli e lë pas krahëve javën e vështirë që përjetoi në futbollin anglez që kulmoi me eliminimin nga Kupa e Anglisë dhe rikthehet te fitorja.
Skuadra e Jurgen Klopp arritit të mposhtë Bournemouth në Anfield Road me rezultatin 2-1 dhe i afrohet akoma më shumë titullit në Premier League që skuadrës së The Reds i mungon që nga viti 1990. Bournemouth ishte ai që kaloi në avantazh që në minutën e 9 të sfidës me golin e Callum Wilson.
Por avantazhi i miqve zgjati vetëm 16 minuta pas mohamed Salah barazoi shifrat në 1-1 në të 25, ndërsa Sadio Mane shënoi golin e avantazhit 2-1. në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan edhe pse rastet për shënim nuk munguan si nga Liverpooli ashtu edhe nga Bournemouth.
Nuk ka fitues në sfidën mes Atletico madrid dhe Sevillas, dy skuadra që janë në garë për zonën evropiane në Spanjë. Në Wanda metropolitano kjo ndeshje përfundoi me rezultatin 2-2 me Sevillën që gjithsesi mbetet para skuadrës së Simeones.
Sevilla kaloi në avantazh me anë të Luk De Jong, por Atletico barazoi me alvaro Moratën. më pas ishte Joao Felixc që i dha avantazhin skuadrës së Los Colchoneros, një kryesim që zgjati vetëm 7 minuta pasi Sevilla me një 11 metërsh të konfirmuar nga sistemi VAR barazoi në 2-2 me Ocampos.
Top Channel