25/11 16:26
Vitet kalojnë por Besart Berisha mbetet po i njëjti. Me rikthimin në Australi sulmuesi kosovar ka rigjetur sërish veten duke u shndërruar në një lider për skuadrën e Western United.
Në sfidën e javës së 22-të të A-League, Besart Berisha hapi dhe mbylli serinë e golave në fitoren e thellë të Western United me rezultatin 1-5 në transfertë ndaj Adelaide United.
Një nuhatje e pabesueshme e Berishës përpara portës me bomberin shqiptar që me këto dy gola u ngjit në kuotën e 15 finalizimeve dhe mban vendin e dytë në listën e golashënuesve me vetëm 1 gol më pak se anglezi Le Fondre i Sydney Fc. Duhet përmendur që Besart Berisha është shënuesi më i mirë i gjitha kohërave me 127 gola në total.
Top Channel