Një vajzë 15-vjeçare është dhunuar dhe grabitur brutalisht nga një grup prej gati 20 adoleshentësh në Brooklyn të New York-ut.
Kamerat e sigurisë të vendosura në rrugë kanë regjistruar të gjithë momentin tronditës. Në videon e bërë virale shihen 20 adoleshentët duke ndjekur dhe hedhur përtokë vajzën e pambrojtur, për ta shkelmuar më pas dhe goditur brutalisht.
Ndërkohë që pjesa më e madhe e grupit tentuan që të largoheshin një prej agresorëve arriti të grabisë atletet e vajzës dhe aparatin e saj celular. Menjëherë pas ngjarjes vajza është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Brooklyn.
Sakaq, autoritetet besojnë se sulmi ndaj 15-vjeçares mund të jetë një akt hakmarrës. Megjithatë zbardhja e plotë e kësaj ngjarjeje mbetet ende e paqartë, shkruan “Daily Mail”.
Top Channel