Nuk e di, por ndjesia që të lë kjo ekspozitë e Ramës së ri kuptohet vetëm pasi del nga galeria “Fab”. Të fanepsen nga arkivat e harruara filozofë e poetë të mëdhenj.
Frojdi, m’u kujtua. ” Kush jam unë, ai që unë njoh, ai që dua të jem apo ai që jam në të vërtetë?” E them këtë, pasi u ktheva të nesërmen përsëri në “Ex Niholo” dhe aty janë fiks tre dhoma që i rrinë bukur këtyre tre pyetjeve.
Duket qartë që Greg, kësaj here na tregoi se di të përcjellë një mesazh që sot ka humbur. I ekuilibruar, me një ndërgjegje të qartë, një qetësi që e karakterizon në jetë dhe në burimin e artit të vullnetshëm, të bën të ndalesh gjatë tek “Fijet e barit” të Ramës dhe të bindesh se vërtetë, nuk ka bashkëjetesë më ideale në botë se ajo me artin. Mënyra aktive se si Greg përcjell krijimin më delikat të mëmë natyrës, zgjon jo pak interes. Ky djalë përmes komunikimit dhe gjuhës vizuale të detyron të shkosh në park, të shtrihesh mbi bar dhe bësh ushtrime kromatike për të kuptuar kompozimin dhe lëvizjen në brendësi.
Altin Lika, është kujdesur në një mënyrë brilante saqë të ekzalton perceptimin dhe kuratori Ad Isufi është bashkëudhëtari duhur në rrugën e ndjesive të këtij instalacioni, pasi të gjitha këto shenja, mënyra dhe pasqyrime të çojnë vërtet në një “Out of nothing” apo “Ex Nihilo”, “Jashtë gjithçkaje”, “Larg shumë larg…tek retë.”
Dhe në fund ajo që bën, është t’i japësh vetes një birrë me në mend ca vargje:
“Kundërshtoni shumë, binduni pak”
Se bindja e verbër të shpie në skllavëri të plotë. Prej skllavërisë së plotë asnjë popull i botës nuk e fitoi dot përsëri lirinë.
Është pikërisht
Xhaxha Uolltin që sikundër Rama, dashuronte vesën mbi fijet e barit. Aktin më të vështirë ndoshta të vetmisë, mallit, kuptimit, kujtimit, vetes dhe një dashurie tjetër që si vesa mbi bar.
Ilnisa Agolli
Fotot: Edvin Çelo
Top Channel