Foto ilustruese

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes disa personave në Tiranë, të cilët përdorën sende të forta gjatë konfliktit.

Kështu policia arrestoi një shtetas, dhe një tjetër u shpall në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në “Misto Mame”, ku dy shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta shtetasin M. S., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Pas një pune të mirëorganizuar është bërë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit:

T. SH., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. Sh., 20 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Top Channel