Ruçi me Presidentin e Parlamentit të Austrisë: Fokusi ynë është në 3 çështje

06/03/2020 11:13

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Presidentin e Parlamentit të Austrisë, z. Wolfgang Sobotka.

Në fjalën e tyre të përbashkët për shtyp, Ruçi tha: “Si kryetar i parlamentit në emër të deputetëve fokusi ynë është në 3 çështje
1 hapja e negociatave me BE, vazhdimi i reformave në drejtësi dhe asaj zgjedhore dhe implementimi sa më shpejt i rindërtimit të pasojave të tërmetit.

Kompetencat i ka caktuar mirë Kushtetuta e Shqipërisë. Parlamenti ka një nga funksionet atë legjislativ, presidenti mund të miratojë apo kthejë ligjet e parlamentit. Secili institucion është sovran në vendimet që miraton”.

Top Channel