Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dha detajet e reja të procesit të Rindërtimit, për të cilin tha se ka hyrë në nëj fazë të re.

Sot kemi kaluar vendimin për fondin limit, 8.7 miliardë lekë për Rindërtimin, 3400 shtëpi do ndërtohen. FSHZH do ketë fond 6.28 për shpenzime kapitale, 2500 shtëpi që do ndërtohen nga FSHZH.

Për bashkinë e Tiranës 2.2 miliardë lekë, 889 shtëpi individuale. Javën që vjen shpallet gara për 3400 shtëpitë.

Do informoj ambasadat shoqatat e biznesit për fillimin e prokurimit. Në terren bashkitë kanë filluar vlerësimin e dosjeve individuale të dala nga platforma e aplikimit. Banesat individuale do ndërtohen sipas modeleve të prezantuara, rezistent ndaj tërmeteve deri në 9 ballë, stuhive.

4000 familje ne 31 dhjetor do e presin vitin e ri në shtëpitë e reja. Shtëpitë janë si rrallë kund falas”, tha ministri.

Top Channel