Foto Arkiv

Nuk ka vonuar përgjigjja e Presidencës pas statusit të kryeministrit Edi Rama në twitter.

Pak më parë kryeministri Edi Rama reagoi për letrën që Presidenti Ilir Meta kishte çuar në Bruksel.

“Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit.

Shqipëria mund ta marrë mund të mos e marrë PO-në që meriton nga Këshilli Europian,po ama kurimi deri në fund i sëmundjes dërrmuese që i ka ngrënë trupin e shpirtin prej 30 vjetësh,as mund dhe as do ndalet dot me kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi!”, tha Rama më herët.

  Letra e Metës/ Rama: Për herë të parë në historinë e zgjerimit një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR

Presidenca bën me dije se “TaoRama do ta marrë përgjigjen direkte nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, sot në ora 11:45, në një konferencë për mediat”.

Top Channel