Sportisti më i paguar i dekadës, Flloid Meiuedhër nuk do të pranojë të ndeshet sërish në ring, në përballjet që po ndërthurhin spektaklin me boksin e vërtetë së fundmi.
Amerikani pretendon 600 milionë Dollarë fitime në rast se do të vihet përballë yjeve të Arteve Mikse Marciale, Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov e madje duket se ofertat nuk mungojnë dhe do të ndeshet me ta brenda të njëjtës ditë.
I njohur për jetën e tij ekstravagante dhe kthimin e markës në një emër global që u bë një minierë ari në pak kohë, Floid Meiuedhër nuk ka garuar në një ndeshje profesioniste që prej vitit 2017, kur fitoi ndaj Mekgregor. Por së fundmi ai ka paral;ajmëruar rikthimin në ring në atë që po cilësohet si ndeshja më e pasur në histori.
43 vjecari që fitoi 300 milionë Dollarë nga sfida me Mekgregor, pati një takim këtë javë me presidenten e UFC, dhe sipas mediave ai ka pranuar të luajë ndaj rivalëve. Por ndeshja eventuale nuk pritet të ndodhë para verës, pasi të përfundojë kalendari i planifikuar, dhe sfida e mbrojtjes së titullit për Nurmagomedov në Nju Jork ndaj Toni Ferguson.
Top Channel