Një gjyshe e akuzuar për vrasjen e nipit të saj 6-vjeçar, pretendon që ai vdiq nga uria, pasi konsumonte pilula diete.
Ann Marie Martinez, 50 vjeçe, u arrestua për vdekjen e nipit të saj 6-vjeçar DeShaun Martinez, pasi vogëlushi u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Flagstaff në Arizona. E pyetur nga policia se përse i nipi i vdekur ishte drastikisht nën peshë, Ann pohoi se ai kohët e fundit kishte marrë “tableta diete”. Nëna e DeShaun, Elizabeth Archibeque-Martinez dhe babai i tij Arthony Archibeque-Martinez, e konfirmuan deklaratat e thëna nga gjyshja.
Gjithashtu dhe prindërit e djalit të vdekur janë akuzuar për vrasje të shkallës së parë, pasi Arthony u shpreh se i biri kishte një infeksion të traktit urinar dhe nuk konsumonte ushqime të yndyrshme për të shtuar në peshë. Sakaq, Anthony u shpreh se vogëlushi i tij i ndjerë së bashku me motrat dhe vëllezërit e tij flinin në dysheme, pasi shtëpia e tyre ishte shumë e vogël për të pasur shtretër në të. Megjithatë policia shpjegoi se tre të dyshuarit deri më tani kanë dhënë histori që bien në kundërshtim me njëra tjetrën rreth vdekjes së DeShaun, shkruajnë mediat e huaja.
Top Channel