Mësuesja 46 vjeçare shpallet fajtore për “marrëdhënien shfrytëzuese seksuale” me nxënësen 15 vjeçare

06/03/2020 16:58

Një mësuese drame në Britani është shpallur fajtore së fundmi për “marredhënie shfrytëzuese seksuale me një vajzë nën moshë.

Kim Connor, 46 vjeçe, nisi t’i jepte mësim vajzës në një shkollë private të skenës, që kur ajo ishte nëntë vjeçe.

Ndërsa kur ajo u bë adoleshente Connor e joshi duke e çuar në restorante dhe në shfaqje elegante në Londër, si dhe duke shkruar me pushime bashkë.
E reja thuhet se ishte magjepsur me Connor në një kohë kur prindërit e konsideronin si një ‘motër të madhe për bijën e tyre.

Kur mësuesja ishte 29 vjeçe dhe nxënësja e saj ajo e merrte për të bërë Pazar së bashku ndër kuri ishte 16 e mori për pushime në Portugali.

Connor e kishte instruktuar atë që nëse dikush e pyeste për moshën t’i thoshte se ishte 21 vjeç.

Prindërit e kishin lejuar njëherë të kalonte natën në shtëpinë e Connor pasi duhet të kujdeseshin për një të afërm të sëmurë por atë natë pritësja e kishte prekur e joshur seksualisht. Ato kishin nisur të ndalnin bashkë krevatin madje Connor e kishte nxitur të përdornin lodra seksi ndaj njëra-tjetrës.
Akuzuesja nuk u identifikuar për arsye ligjore por tha se ishte nxitur të pliste për abuzimin nga lëvizja e fundit e vajzave të ekranit kundër abuzuesve të industrisë #MeToo movement.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA